Kanos me kallashnikov 35-vjeçarin në Rrogozhinë, arrestohet i riu
Një konflikt mes disa personave në Rrogozhinë është parandaluar të përshkallëzohej, ndërsa policia ka arrestuar dy të rinj dhe ka sekuestruar një kallashnikov së bashku me municion luftarak. Në kuadër të operacionit “Prevent 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin A. I. dhe 21-vjeçarin O. T., të dy banues në Peqin. Sipas policisë, 26-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”, ndërsa 21-vjeçari për “Moskallëzimi i krimit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të 13 shtatorit, pasi policia mori informacion se një 35-vjeçar po kanosej me armë zjarri për motive të dobëta. Menjëherë pas sinjalizimit, uniformat blu identifikuan banesën ku ndodheshin të dyshuarit dhe kryen kontroll në...
Burimi:
kohajone.com