Kane për “Topin e Artë”: Nuk më pëlqen të flas shumë për veten, por 73 gola në 82 ndeshje flasin vetë

Kane për “Topin e Artë”: Nuk më pëlqen të flas shumë për veten, por 73 gola në 82 ndeshje flasin vetë

Harry Kane dha një intervistë të gjatë për “Marca”, ku ka folur për kohën e tij te Bayern Munich, Champions League, Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”. Ai pranon se sezoni i kaluar ishte vërtet pozitiv për të. “Vjet, në Champions, përfunduam të dytët në fazën e grupit. Më pas luajtëm disa ndeshje të shkëlqyera kundër Atalanta, Real Madrid dhe PSG. Ishin përballje të jashtëzakonshme për tifozët. Humbja me diferencë të ngushtë ishte e vështirë për t’u pranuar. Por e tillë është Liga e Kampionëve: gjithçka varet nga detajet”, tha Kane. Më tej, anglezi tha: “Ishim shumë pranë dhe kishim besimin e cilësinë e nevojshme për të arritur në finale. Këtë vit, duhet të përpiqemi të bëjmë pak a shumë të njëjtën gjë dhe...