Kandidati për president në Austri u jep premtimin shqiptarëve: Nëse zgjidhem, armët e Skënderbeut do të kthehen në Krujë
Günther Fehlinger-Jahn, aktivist austriak dhe kandidat i vetëshpallur për zgjedhjet presidenciale të Austrisë në vitin 2028, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku premton se, nëse zgjidhet president, do të kërkojë kthimin në Krujë të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut që ruhen në Austri. Në videon e publikuar përpara objekteve në Vjenë, Fehlinger-Jahn shprehet se dëshiron t’i kthejë ato në Shqipëri për të nderuar figurën e Skënderbeut. “Si president i Austrisë, zotohem të kthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar mbretin Skënderbe. Zotohem. O Zot, më ndihmo ta përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, Austrisë dhe Shqipërisë”, shprehet ai. Përkrenarja dhe shpata e atribuuara Skënderbeut ruhen në kompleksin Neue Burg në Vjenë, pjesë e koleksioneve të Muzeut të Historisë së...
Burimi:
ntv.al