Kandidati për president i Austrisë: “Do të rikthej në Krujë përkrenaren e Skënderbeut”

Kandidati për president i Austrisë: “Do të rikthej në Krujë përkrenaren e Skënderbeut”

Ekonomisti dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn, i cili ka shpallur synimin për të kandiduar për president të Austrisë në zgjedhjet e vitit 2028, ka bërë një premtim të veçantë për Shqipërinë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, të xhiruar në një muze në Vjenë, Fehlinger-Jahn shprehet se, nëse zgjidhet president, do të angazhohet për rikthimin në Krujë të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, të ruajtura në Austri. “Si President i Austrisë, zotohem të rikthej përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbe”, shkruan ai në postimin e publikuar më 2 tetor. Fehlinger-Jahn, kryetar i Austrian Committee for NATO Enlargement, njihet për angazhimin e tij të vazhdueshëm në favor të zgjerimit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor....