Kandidate për Bashkinë e Tiranës? Jorida Tabaku: E dua Tironën me gjithë shpirt, por…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar mundësinë e një kandidimi të saj për Bashkinë e Tiranës, duke lënë të kuptohet se aktualisht dëshiron të vijojë angazhimin e saj politik në Kuvend. E ftuar në emisionin “Çdo Kënd”, me Merita Haklajn, Tabaku u shpreh se Tirana mbetet një nga pasionet e saj më të mëdha, ndërsa kujtoi edhe përvojën e mëparshme në administrimin e kryeqytetit, ku ka mbajtur postin e nënkryetares së bashkisë. “E dua me gjithë shpirt Tironën dhe, në qoftë se ka një gjë të dytë që e kam me shumë pasion, është politika. Aq më mirë kur mblidhen të dyja bashkë”, u shpreh Tabaku. “Është një kënaqësi shumë e veçantë kur shumë njerëz mendojnë që unë mund të jem një profil...
Burimi:
javanews.al