Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës
Kanadaja synon të prodhojë një milion dronë ushtarakë gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa rreth një e treta e tyre do t’i dërgohet Ukrainës për të mbështetur luftën e Kievit kundër Rusisë. Njoftimi u bë nga kryeministri kanadez Mark Carney, i cili paralajmëroi gjithashtu një paketë të re ndihme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Sipas Carney, paketa e ndihmës për mbrojtjen ajrore ka një vlerë prej 350 milionë dollarësh kanadezë, rreth 218 milionë euro. Mbështetja vjen në një kohë kur përdorimi i dronëve është bërë një prej elementëve kryesorë të luftës në Ukrainë, si në sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturore, ashtu edhe në mbrojtjen kundër sulmeve ajrore. Në një tjetër zhvillim, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e Moskës kanë goditur një anije...
Burimi:
javanews.al