Kamerieri u rrah nga djemtë e pronarit se kërkoi pagën, xhaxhai shkoi për t’i vrarë, lihen në burg
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditë për Florian Habilajn dhe Enold Dragotin, të dyshuar për plagosje të rëndë me dashje pas një konflikti me një 18-vjeçar që punonte si kamarier në një hotel në Malin e Robit, Golem. Sipas të dhënave të bëra publike nga policia dhe prokuroria, konflikti dyshohet se ka nisur për çështje që lidhen me pagesën e punës. Pas përplasjes, 18-vjeçari Genti Nela është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Kavajës. Për të njëjtën ngjarje, Arbër Habilaj, 36 vjeç, është shpallur në kërkim. Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar edhe Melson Nelën, xhaxhain e 18-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën një kallashnikov, tre karikatorë dhe 84 fishekë. Sipas policisë, ai...
Burimi:
ntv.al