‘Kam vrarë mamin tim’/ Eduart Xhani merret në pyetje në psikiatri, 21-vjeçari: Tentova vetëvrasjen

‘Kam vrarë mamin tim’/ Eduart Xhani merret në pyetje në psikiatri, 21-vjeçari: Tentova vetëvrasjen

21-vjeçari me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, i cili vrau me thikë nënën e tij, Meleqe Lusha, është marrë në pyetje nga gjyqtari hetues i Breshias. Tashmë pritet vendimi për vërtetimin e ligjshmërisë së ndalimit të tij. IL GIORNO Marrja në pyetje e Eduart Xhanit, 21-vjeçarit me shtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Kiari, në provincën e Breshias, është zhvilluar në spital, në repartin e psikiatrisë. Tentativa për vetëvrasje I riu, i cili ndodhet i shtruar në spital pasi iu nënshtrua vizitave nga mjekët specialistë në orët pas krimit, u mor në pyetje nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Breshias, Mauro Ernesto Maça. Përpara gjyqtarit, ai dyshohet se konfirmoi...