“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

Juristi Kreshnik Spahiu ka rrëfyer detaje nga vrasja e Azem Hajdarit në vitin 1998, e cila u pasua me një grusht shteti të dështuar të organizuar nga Partia Demokratike në datat 13 dhe 14 shtator. Në një lidhje për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu tha se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar, pasi më parë ndaj tij ishte bërë edhe një atentat. Ai tregoi edhe për raportin e afërt që kishte me Azemin, teksa shtoi se në vrasjen e deputetit demokrat u përfshinë drejtues të lartë Policie. Kjo sipas Spahiut tregonte implikimin e Partisë Socialiste në vrasjen e Hajdarit. “Unë jam dëshmitar i asaj vrasje. Azem Hajdari ka qenë shoku im i fakultetit, miku im, bashkëpunëtori im, kemi qëndruar...