“Kam porosi nga pronari”/ Si një qytetar mashtroi kamarierin dhe i mori 300 mijë lekë
Një denoncim nga pronari i një lokali në zonën e Muhamet Gjolleshas, i cili paralajmëron bizneset e tjera për një person që, sipas tij, përdor një skemë mashtrimi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:10. Sipas denoncuesit, personi është futur në lokal dhe i ka thënë kamarierit se kishte ardhur për të marrë një porosi, duke pretenduar se ajo ishte bërë nga pronari i biznesit. Më pas, personi ka kërkuar 3 mijë lekë të reja, duke pretenduar se kjo shumë ishte pjesë e porosisë. Pronari i lokalit thotë se nuk kishte dhënë asnjë porosi të tillë dhe dyshon se bëhet fjalë për një tentativë mashtrimi. Përmes denoncimit, pronari ka zgjedhur ta bëjë rastin publik për të paralajmëruar edhe bizneset e tjera që të...
Burimi:
ntv.al