“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

“Kam një orë e gjysmë që duroj vetëm budallallëqe”, Luan Rama përzë nga studio deputeten Sara Mile

Një debat mes moderatorit Luan Rama dhe deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mile, ka përfunduar me largimin e kësaj të fundit nga studioja e emisionit “Drejt” në Ora News. Përplasja nisi gjatë diskutimit me avokaten Enida Bozheku, e cila po fliste për përgjegjësinë e kryeministrit në emërimet dhe shkarkimet e drejtuesve të institucioneve. “Kryeministri jep vulën për t’u shkarkuar drejtorët. A thua se fajin e kanë drejtorët. Këta drejtorë kush i zgjodhi? Ministrat. Ministrat kush i zgjodhi? Kryeministri”, u shpreh Bozheku. Në përgjigje, Luan Rama ironizoi argumentin e saj, duke thënë: “Po më shkon te rregulli i treshit tani”, duke thumbuar Sara Milen. Ndërhyrja e tij solli dhe reagimin e deputetes socialiste, që pasoi më pas me largimin e saj nga studio. Pjesë nga debati:...