Kallëzimi i gjyqtarëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, reagon Rama: Po mua pse nuk më keni paditur?

Kallëzimi i gjyqtarëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, reagon Rama: Po mua pse nuk më keni paditur?

Përplasja institucionale për pagat e magjistratëve ka marrë një tjetër kthesë, pas kallëzimit të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie dhe drejtuesve të degëve të Thesarit në rrethe. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pretendojnë se zyrtarët e kallëzuar kanë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me trajtimin financiar të magjistratëve. Në kallëzim ngrihen dyshime për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”. Në kulmin e kësaj përplasjeje, kryeministri Edi Rama ka dalë publikisht në krah të ministrit të Financave, duke bërë të qartë se qeveria nuk e konsideron çështjen thjesht si një konflikt mes gjyqtarëve...