Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kallas paralajmëron Evropën: Mos bini në kurthet e Rusisë për bisedimet e paqes në Ukrainë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër pranimit të propozimeve ruse për bisedimet e paqes në Ukrainë. Vlerësimi i saj është se një qëndrim i tillë do t’i jepte Moskës mundësinë të largonte vëmendjen nga veprimet e saj. Kjo do ta linte Evropën në një pozicion më të keq. Sipas saj, rreziku qëndron te fakti se Rusia po përpiqet të spostojë debatin nga mungesa e armëpushimit drejt çështjeve të tjera, përfshirë arkitekturën evropiane të sigurisë. “Nëse bini në atë kurth që fillojmë të diskutojmë arkitekturën evropiane të sigurisë, atëherë nuk mendoj se jemi në një vend më të mirë. Në fakt jemi në një vend më të keq”, ka thënë Kallas. Duhet mbajtur fokusi te agresori dhe viktima, theksoi...