Kallas: Nuk ka vend në Evropë për glorifikimin e kriminelëve të luftës
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke iu referuar “glorifikimit” në Serbi ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ka deklaruar se nuk ka vend në Evropë për glorifikimin e kriminelëve të luftës. Në një reagim në rrjetet sociale, Kallas ka theksuar se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kërkon një angazhim të qartë ndaj vlerave themelore evropiane dhe të vërtetës historike. “Lavdërimi publik që i bëhet një krimineli lufte të dënuar në Beograd është një fyerje ndaj kujtimit të viktimave, familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që vuajtën gjatë konflikteve në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ajo. Kallas ka shtuar se pajtimi i vërtetë nuk mund të ndërtohet...
Burimi:
kohajone.com