Kalaja e Rozafës shënon rekord, mbi 27 mijë vizitorë vetëm në gusht
6 September, 2026 - 15:50 Kalaja e Rozafës në Shkodër ka regjistruar një tjetër rekord vizitorësh gjatë muajit gusht, duke dëshmuar interesin në rritje për trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit. Sipas një postimi të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, 27 mijë e 143 vizitorë ngjitën kalldrëmet e kalasë vetëm gjatë gushtit, për të njohur nga afër historinë, legjendën dhe panoramën që ofron një prej monumenteve më të njohura të Shkodrës. Shifra shënon një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke konfirmuar tërheqjen gjithnjë e më të madhe që destinacionet e trashëgimisë kulturore ushtrojnë te turistët vendas dhe të huaj. E vendosur mbi kodrën që dominon qytetin, Kalaja e Rozafës mbetet e lidhur ngushtë me historinë dhe...
Burimi:
kultplus.com