Kalaja e Prizrenit hapet për publikun, disa hapësira mbeten të mbyllura
7 September, 2026 - 12:30 Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur për vizitorë sot, më 7 shtator 2026, duke filluar nga ora 12:00. Përmes një njoftimi, menaxhmenti i Kalasë ka bërë të ditur se punimet në këtë monument të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së vizitave. Për arsye sigurie, disa pjesë të hapësirës së Kalasë do të mbeten të mbyllura dhe të paarritshme për vizitorët. Qytetarët dhe turistët që do ta vizitojnë Kalanë janë lutur të respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura gjatë qëndrimit në hapësirat e saj. “Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Kalasë së Prizrenit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com