Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës ka pritur 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke shënuar një rritje prej 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Duke ndarë statistikat më të fundit mbi numrin e vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se krahas rritjes së numrit të vizitorëve, monumenti ka regjistruar edhe një rritje prej 10,5% të të ardhurave në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Gjatë periudhës janar–tetor 2026, plot 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zbuluar madhështinë, historinë dhe trashëgiminë e këtij monumenti ikonik. Një sukses që shënon 6,5% më shumë vizitorë dhe 10,5% më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...