Kadastra derë më derë në 23 fshatra të Himarës, kalendari me datat për evidentimin në terren të banesave pa dokumentacion pronësie

Kadastra derë më derë në 23 fshatra të Himarës, kalendari me datat për evidentimin në terren të banesave pa dokumentacion pronësie

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën në terren për trajtimin e banesave që vijojnë të jenë pa dokumentacion pronësie, duke iu afruar drejtpërdrejt qytetarëve dhe familjeve që kanë nevojë për zgjidhje për pronën e tyre. Përmes ekipeve të angazhuara në terren, ASHK po vijon punën derë më derë, duke e zhvendosur procesin pranë banorëve dhe duke synuar që problematikat e dokumentacionit të identifikohen dhe të trajtohen aty ku ato ekzistojnë. Kjo qasje synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, veçanërisht për banorët e zonave rurale, të cilët në shumë raste përballen me problematika të trashëguara të dokumentacionit, regjistrimit apo përcaktimit të statusit të banesës. Fillimisht ky proces ka nisur në 23 fshatrat e Himarës, me një kalendar të përcaktuar për prezencën e tyre në çdo...