KA NJE MUNDESI PER PAQE ME UKRAINEN-THOTE PUTIN
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ende ekziston një mundësi për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën. Duke folur në një forum ekonomik në Lindjen e Largët të Rusisë, Putin tha se disa vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara dhe Kina, janë të gatshme të kontribuojnë në përpjekjet për një zgjidhje të konfliktit. “Ka një shans”, deklaroi kreu i Kremlinit, duke theksuar se zgjidhja përfundimtare, sipas tij, duhet të arrihet nga vetë Rusia dhe Ukraina. Por, pavarësisht mesazhit për paqe, Putin akuzoi Ukrainën se po komplikon rikthimin e negociatave. Ai iu referua sulmeve ndaj anijeve ruse dhe paralajmërimeve të Kievit për rrezikun e fluturimeve civile në hapësirën ajrore ruse. Putin i cilësoi këto zhvillime si “akte terrorizmi shtetëror” dhe tha se ato e...
Burimi:
ntv.al