Ka më sekrete shteti? Operacioni i SPAK që po zgjeron dosjen e Agasit
Një hetim i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ka çuar në caktimin e disa masave sigurie ndaj zyrtarëve dhe personave që dyshohet se kanë ndihmuar në shmangien e hetimeve ndaj të dyshuarve për përfshirje në veprimtari kriminale. Në qendër të operacionit është edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa është vendosur edhe pezullimi i saj nga detyra. Sipas SPAK-ut, Hyseni dyshohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Prokuroria pretendon se ajo ka përdorur informacion të klasifikuar për t’i dhënë ndihmë Ergys Agasit, i cili është i arrestuar dhe po hetohet në kuadër...
Burimi:
kohajone.com