Ka luajtur vetëm 12 minuta këtë sezon, largimi i këtij lojtari nga Barcelona gjatë janarit është i pashmangshëm

Ka luajtur vetëm 12 minuta këtë sezon, largimi i këtij lojtari nga Barcelona gjatë janarit është i pashmangshëm

4 Tetor 2026 16:16 Telesport Nga një titullar i padiskutueshëm në një zgjedhje të tretë. Ky është fati i Alejandro Balde te Barcelona. Spanjolli i krahut të majtë ka përfunduar tashmë zgjedhje e tretë për Hansi Flick, i cili preferon para tij Gerard Martin dhe portugezin Joao Cancelo. Bale ka luajtur vetëm 12 minuta që nga nisja e sezonit, në ndeshjen e La Ligës kundër Racing në “Camp Nou”. Pas asaj paraqitjeje, mbrojtësi i majtë ka qëndruar jashtë formacionit në gjashtë ndeshjet pasuese. Në këtë situatë, largimi i Balde gjatë merkatos së janarit është i pashmangshëm. Nga njëra anë, Barcelonës i duhen të ardhura shtesë për të bërë përforcimet e nevojshme në merkato. Në anën tjetër, vetë lojtari nuk mudn të vazhdojë gjatë me këtë...