“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Durham. Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ku telefonata rezultoi alarm i rremë. Blutë e Tiranës kanë përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani. Ky person është arrestuar nga Policia dhe shërbimet e Antiterrorit. Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë.
Burimi:
javanews.al