“Juventus, merre Endrick! Do të formonte një treshe fantastike me Yildiz dhe Alajbegovic”

“Juventus, merre Endrick! Do të formonte një treshe fantastike me Yildiz dhe Alajbegovic”

13 Nëntor 2026 14:50 Alfred Lleshi Në prag të merkatos së janarit, Juventusi po kërkon përforcime në sulm. Ish-sulmuesi Fabrizio Ravanelli ka një preferencë të qartë: brazilianin Endrick, i cili mund të largohet nga Real Madridi gjatë dimrit. “Po të më pyesnin mua, do të bëja gjithçka për Endrick. E njoh mirë, do të dashurohej me klubin dhe qytetin dhe, mbi të gjitha, nuk do ta rëndonte pesha e fanellës. Është modest, profesionist, i ri, i talentuar dhe ambicioz për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë”, – deklaroi Ravanelli në “Tuttosport”. Ai imagjinon edhe një treshe sulmuese me Yildiz dhe Alajbegovic: “Do të ishte një trident i jashtëzakonshëm. Endrick mund të vinte në janar si titullar, ta çonte Juventusin në Champions...