Jusuf Gërvalla, poeti dhe veprimtari që e lidhi letërsinë me idealin për lirinë e Kosovës

Jusuf Gërvalla, poeti dhe veprimtari që e lidhi letërsinë me idealin për lirinë e Kosovës

Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik të Deçanit, në një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa më pas vazhdoi gjimnazin në Deçan. Më vonë ndoqi studimet e larta në Prishtinë dhe në Lubjanë, ku u përfshi në jetën intelektuale dhe kulturore të kohës. Gërvalla punoi si gazetar dhe përkthyes në Shkup e Prishtinë, ndërsa paralelisht ndërtoi profilin e tij si shkrimtar. Në shkrimet, përkthimet dhe angazhimet e tij kulturore, ai mbrojti dhe promovoi gjuhën e letërsinë shqipe. Si poet, prozator dhe eseist, Gërvalla la pas një krijimtari që përfshinte tema të dashurisë, natyrës, jetës së përditshme dhe çështjes kombëtare. Ndër veprat e tij të njohura janë “Fluturojnë e bien”, botuar më 1975, “Kanjushë e verdhë”,...