Julian Shehu dhe Etrit Berisha besimplotë, mesazhi i qartë për Finlandën: Duam vendin e parë në grup!
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e fundit në Nations League, ku përballë do të ketë Finlandën dhe Bjellorusinë. Kuqezinjtë synojnë të mbyllin aventurën në këtë kompeticion në vendin e parë të grupit, ndërsa optimizmi në kampin shqiptar është i madh. Këtë e kanë konfirmuar edhe Julian Shehu dhe Etrit Berisha, të cilët dolën në konferencën për shtyp për të folur mbi objektivat dhe gjendjen e skuadrës. Mesfushori Julian Shehu vlerësoi ndryshimet në mënyrën e lojës së Kombëtares, duke theksuar se qasja më ofensive dhe agresive ka dhënë rezultatet e dëshiruara. “Unë besoj se mënyra se si po luan ekipi tani, me një lojë pak më ofensive dhe pak më agresive përpara, ka dhënë frytet e veta. Është e rëndësishme që ne të ndihemi...
Burimi:
sportekspres.com