Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar M’Baye Niang

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar M’Baye Niang

M’Baye Niang është gati për një aventurë të re në karrierën e tij. Sulmuesi senegalez, i cili kishte mbetur pa skuadër pas përfundimit të eksperiencës në Turqi me Gençlerbirligli, ka vendosur të rikthehet në Francë. Niang ka firmosur me USL Dunkerque, skuadër që militon në Ligue 2, duke u bashkuar me klubin francez për një sezon, me mundësi zgjatjeje edhe për një tjetër. “Eksperiencë, fuqi dhe nuhatje për golin”, ishte mënyra se si Dunkerque e prezantoi afrimin e sulmuesit në rrjetet sociale. Një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij, Niang e ka kaluar në Itali, ku ka veshur fanellat e Milanit, Genoas, Torinos, Empolit dhe Sampdorias.