“Ju erdhi fundi!” – Protesta kundër qeverisë në ditën e 106-të, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion!”

“Ju erdhi fundi!” – Protesta kundër qeverisë në ditën e 106-të, qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë: “Shqipëria kërkon revolucion!”

Protesta kundër qeverisë ka hyrë në një tjetër fazë në ditën e saj të 106-të, teksa thirrjet dhe pankartat e protestuesve janë zhvendosur nga sheshi në rrugët e Tiranës. Qytetarët pjesëmarrës kanë nisur marshimin, duke përsëritur kërkesat për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë. Me pankarta në duar dhe me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, protestuesit kanë vijuar marshimin nëpër kryeqytet, duke e kthyer protestën e 106-të në një demonstrim të hapur të pakënaqësisë politike. Në mesin e thirrjeve që shoqëruan marshimin u dëgjuan: “Ju erdhi fundi!”“Shqipëria kërkon revolucion!” Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën dhe atë që e cilësojnë si mosbindje civile, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Pas 106 ditësh protestash, organizatorët...