Joz Marku flet në gjykatë për përplasjen me Edin, ja çfarë deklaroi

Joz Marku flet në gjykatë për përplasjen me Edin, ja çfarë deklaroi

Showbiz E Mërkurë, 9 Shtator 2026 14:37 Detaje të reja kanë dalë nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura për Jozef Markun dhe Kristjan Nikollin, të cilët po hetohen lidhur me përleshjen me Eduard Kuçin, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Markun dhe Nikollin, ndërsa gjatë seancës të dy kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen. Në dëshminë e tij, Jozef Marku ka deklaruar se reagimi i tij ka ardhur në një moment gjaknxehtësie, duke pretenduar se Eduard Kuçi kishte ofenduar familjen e tij në rrjetet sociale. “Kërkoj ndjesë për veprimin. E kam kryer në gjaknxehtësi e sipër. Nuk e njihja më parë Eduard Kuçin. E kam njohur në rrjetet sociale, ku më ka...