Joshua bën premtimin e madh: Dua një fitore me nokaut, madje që në raundin e parë

Joshua bën premtimin e madh: Dua një fitore me nokaut, madje që në raundin e parë

Boksieri Anthony Joshua deklaroi se dëshiron të arrijë një fitore spektakolare ndaj Tyson Fury, duke parashikuar se përballja e madhe në peshat e rënda mund të përfundojë me një nokaut që në raundin e parë. Të dy boksierët u takuan ballë për ballë të mërkurën në Londër, për herë të parë që kur u konfirmua përballja e shumëpritur mes dy britanikëve, e planifikuar për më 11 dhjetor në Kardif. Dueli mes dy ish-kampionëve të botës, një përballje që është përgatitur prej një dekade, rrezikoi të dështonte për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi vendin ku do të zhvillohej, pasi Joshua dhe promotori i tij, Eddie Hearn, këmbëngulnin që ajo të mbahej në Mbretërinë e Bashkuar. Kur u pyet se çfarë do të thotë kjo ndeshje për...