“Josephine”, filmi që sjell në ekran traumën e fëmijërisë dhe heshtjen përballë dhunës

“Josephine”, filmi që sjell në ekran traumën e fëmijërisë dhe heshtjen përballë dhunës

Një ngjarje e vetme mund të ndryshojë mënyrën se si një fëmijë e përjeton dhe e kupton botën përreth. Këtë realitet trajton filmi amerikan “Josephine”, me regji të Beth de Araújo, i cili sjell historinë e një vajze tetëvjeçare që bëhet dëshmitare e një akti dhune ndaj një gruaje. Përmes përjetimit të saj, filmi eksploron pasojat psikologjike të një ngjarjeje të tillë, përpjekjet e një fëmije për të kuptuar atë që ka parë dhe vështirësinë e të rriturve për të gjetur mënyrën e duhur për të folur rreth saj. Filmi nis në Golden Gate Park të San Franciskos, ku Josephine, gjatë një shëtitjeje me të atin, bëhet dëshmitare e një sulmi ndaj një gruaje. Përballja e papritur me këtë ngjarje shënon fillimin e një traume...