Jo vetëm Kushner: Tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
KKTU ka miratuar leje zhvillimi për tre komplekse të tjera turistike në Zvërnec, të cilat ndodhen brenda zonës së mbrojtur mjedisore Pishë Poro-Nartë dhe pritet të ngrihen mbi prona të lidhura me biznesmenin Artur Shehu, nën hetim nga SPAK për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar. Tre vite më parë, banorët e Zvërnecit u thirrën në një takim në një lokal përgjatë rrugës që të çon drejt plazhit. Sipas kryeplakut të fshatit, Kostaq Konomi, takimi u kërkua nga Mezan Malaj, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe biznesmen ndërtimi. Aty mori pjesë edhe Ermal Dredha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në tryezë, banorëve iu paraqit një ofertë për zgjidhjen e konfliktit të tyre shumëvjeçar për pronësinë mbi një rrip toke që njihet...
Burimi:
sot.com.al