Jo vetëm kreun ATP, Siner jashtë humbet edhe 15 milionë euro
Qëndrimi jashtë fushave deri në vitin 2027 do të ketë pasoja edhe në aspektin ekonomik për Janik Sinerin. Sipas gazetës “Il Sole 24 Ore”, tenisti italian mund të humbasë plot 15 milionë euro, të llogaritura mes shpërblimeve nga turnetë dhe të ardhurave nga sponsorët. Dy të tretat e kësaj shume, rreth 10 milionë euro, përbëjnë të ardhurat që Siner ka siguruar mesatarisht gjatë dy sezoneve të fundit nga triumfet në “ATP Finals” dhe në “Six Kings Slam”. Veçanërisht turneu që zhvillohet në Arabinë Saudite ka një vlerë prej rreth 6 milionë dollarësh vetëm në shpërblime. Për rrjedhojë, mungesa e këtyre të ardhurave është një goditje e konsiderueshme financiare. EDHE SPONSORËT NË LOJË Një tjetër aspekt i rëndësishëm lidhet me kontratat e sponsorizimit. Po sipas gazetës...
Burimi:
gijotina.com