Jo vetëm boks por edhe spektakël, dueli Fury-Joshua do të nisë pas orës 1 të mëngjesit
Boksierët britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua pritet të hyjnë në ring në orën 01:00 të mëngjesit për duelin e tyre të madh të boksit në peshat e rënda, sfidë që do të zhvillohet në Cardiff. Stadiumi “Principality” do të presë ndeshjen më të madhe në historinë e boksit britanik, e cila është planifikuar të zhvillohet të premten, më 11 dhjetor. Tashmë është zbuluar orari i parashikuar për këtë përballje: Në orët e para të së shtunës. Një kërkesë drejtuar këshillit të Cardiff konfirmon se hyrja e boksierëve në ring planifikohet të nisë rreth orës 01:00, pas një shfaqjeje të shkurtër muzikore “live”, ndërsa stadiumi do të qëndrojë i hapur deri në orën 03:30. Këto orare do t’u përshtateshin orëve me shikueshmëri maksimale në Shtetet...
Burimi:
telesport.al