“Jo në emrin tonë!”/ Studentët në Prishtinë, marshim proteste në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Një grup studentësh dhe qytetarësh janë mbledhur në Prishtinë në shenjë proteste ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta ka nisur në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pjesëmarrësit kanë marshuar nëpër qendër të kryeqytetit me flamuj dhe pankarta në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje “UÇK, UÇK, UÇK”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që procesi gjyqësor të vijojë në Gjykatën e Apelit. Në pankartat e protestuesve janë shfaqur mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mes tyre “Jo në emër të studentëve”, “Justice for KLA is justice for Kosovo” dhe “Nuk ka gjyq që ju gjykon në emër të popullit. Të pafajshëm përgjithmonë!”. Përfaqësuesi i studentëve, Ilir...
Burimi:
gijotina.com