“Jo në emrin tim”, Kosova proteston kundër Speciales, Gucati kërkon largimin e Donika Gërvallës: Ranë pre e ndikimit të Serbisë!
Kosova është ngritur më këmbë kundër vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së. Në tubimin e mbajtur sot në Prishtinë, mijëra qytetarë kanë brohoritur “jo në emrin tim”, duke iu referuar frazës së gjykatësit në vendimin final “në emër të popullit të Kosovës”. Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti largimin e Donika Gërvallës nga qeveria dhe çdo institucion, duke e akuzuar se ka dorëzuar dokumente në Hagë. “Sot jemi tubuar për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë. Prokurorë në Holandë ranë nën ndikimin e Serbisë. Sot ne i themi ‘jo në emrin’ tim. Nuk ka bir nëne që del e thotë se...
Burimi:
javanews.al