“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Dënimi i ish-krerëve të UÇK ka sjellë protesta masive në të gjithë Kosovën, por edhe jashtë saj. Në Belgjikë është protestuar sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. Me thirrjet “Jo në emrin tim” ata kundërshtojnë vendimin e Hagës. Protestat u zhvilluan në zonën pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, në kryeqendrën belge. Organizatorët u bëjnë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë të marrin pjesë në tubime për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale. Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Burimi:
gijotina.com