“Jo, jo, jo, jo”! Ylli i ri portugez refuzon të marrë numrin e Cristiano Ronaldos

“Jo, jo, jo, jo”! Ylli i ri portugez refuzon të marrë numrin e Cristiano Ronaldos

9 Nëntor 2026 18:25 Telesport Rodrigo Mora ka refuzuar mundësinë për të marrë fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldos te Portugalia, duke theksuar se numri që mban aktualisht i shkon më së miri. I lindur në vitin 2007, Mora i kaloi muajt e fundit duke ndarë dhomën e zhveshjes me Ronaldon, përpara se kapiteni t’i jepte fund karrierës së tij ndërkombëtare gjatë javës që lamë pas. “Isha jashtëzakonisht me fat që luajta me Cristianon dhe ndava dhomën e zhveshjes me të, pasi ai është një model për të gjithë. Ai është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe Portugalia e falënderon pafundësisht për gjithçka që ka dhënë”, tha fillimisht Mora. I pyetur për mundësinë për të veshur tani e tutje fanellën me numrin 7 te Portugalia,...