Jimi Hendrix, kitaristi që ndryshoi tingullin e rokut
18 September, 2026 - 09:44 Më 18 shtator 1970, muzika rok humbi një prej artistëve më të veçantë të brezit të saj. Jimi Hendrix, kitaristi amerikan që revolucionarizoi mënyrën e përdorimit të kitarës elektrike, u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare. I lindur në Seattle në vitin 1942, Hendrix u afrua me muzikën që në adoleshencë. Pas shërbimit ushtarak, ai nisi të ndërtonte karrierën e tij në skenat amerikane, duke luajtur me artistë dhe grupe të njohura të kohës. Kthesa e madhe në karrierën e tij erdhi në vitin 1966, kur u transferua në Londër dhe krijoi Jimi Hendrix Experience. Këngët “Hey Joe”, “Purple Haze” dhe “The Wind Cries Mary” e kthyen shpejt në një emër të njohur në skenën ndërkombëtare. Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij ishte performanca në Monterey Pop Festival në vitin 1967. Me stilin e tij të pazakontë dhe eksperimentet me tingullin, Hendrix tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të kritikëve. Në vetëm pak vite, ai publikoi albume që u bënë pjesë e historisë së rokut, mes tyre Are You Experienced, Axis: Bold...
Burimi:
kultplus.com