Jetullah Haliti – Eti dhe thellësia e imazhit: “Profondizmi” në dialog me artin bashkëkohor evropian
Nga simbolika e embrionit te kërkimi i dimensioneve të brendshme të figurës, krijimtaria e artistit kosovar gjen një hapësirë të re dialogu në Galerinë “Manoir” në Martigny të Zvicrës. Nga Ilir Muharremi, kritik i artit Arti bashkëkohor nuk përcaktohet vetëm nga format që shfaqen në sipërfaqen e veprës, por edhe nga aftësia e tyre për të krijuar kuptime që kapërcejnë dukshmërinë e drejtpërdrejtë. Në këtë hapësirë të ndërmjetme mes asaj që shihet dhe asaj që mund të përjetohet përtej shikimit, krijimtaria e Jetullah Halitit – Eti paraqet një rast që meriton vëmendje. Prezantimi i tij në ekspozitën kolektive ndërkombëtare në Galerinë “Manoir”, në Martigny të Zvicrës, hap mundësinë për të diskutuar jo vetëm praninë e një artisti kosovar në një institucion evropian të artit, por...
Burimi:
kultplus.com