Jetojeni jetën siç doni, mos u lodhni fort çka mendojnë të tjerët

Jetojeni jetën siç doni, mos u lodhni fort çka mendojnë të tjerët

Nga Carl Jung “Bota dikur ka për të ta shtruar pyetjen ‘cili je?’, e po të mos ia dish asaj përgjigjen, atëherë pikërisht bota do të të tregojë detyrimisht cili duhet të jesh. Mirëpo, të jetosh varësisht nga pritshmëritë e të tjerëve për ty, përbën një formë tinëzare vetëvrasje sidoqoftë. Trysnia e përshtatjes me çdo kusht, për t’u pëlqyer të tjerëve, për të mos i trazuar gjindjen, të largon vazhdimisht nga thelbi yt. E kur largohesh nga thelbi yt, gjithçka bëhet e pakuptimtë. Prandaj, udhëtimi i vërtetë nis atëherë kur reshtim së vepruari sa për ‘sy e faqe’, e kur fillojmë t’ia dëgjojmë vetes nevojat pa asnjë drojë. Ngase, veç kush ka guxim të jetë burimor, ndonëse shumëkujt kjo mund të mos i pëlqejë, do...