“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

Yehuda Aharon Widawski, i konsideruar si i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael, është ndarë nga jeta në moshën 107-vjeçare. Widawski, i lindur në Poloni në vitin 1919, vdiq të dielën, njoftuan mediat izraelite dhe Memoriali dhe Muzeu Auschwitz-Birkenau. Ai ishte ndër të mbijetuarit e kampit të përqendrimit Auschwitz, ndërsa pjesa më e madhe e familjes së tij u vra gjatë pushtimit nazist. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Widawski emigroi në Izrael në vitin 1950, ku ndërtoi jetën e tij të re. Nga viti 1978, ai iu përkushtua restaurimit të varreve hebraike në Poloni. Sipas Memorialit dhe Muzeut Auschwitz-Birkenau, Widawski ndihmoi në identifikimin dhe shënimin e më shumë se 3,000 varreve hebraike. Presidenti izraelit Isaac Herzog shprehu ngushëllimet e tij për...