Jepen masat për 31 protestues, “detyrim paraqitje” për të rriturit dhe “mbikëqyrje prindërore” për 9 të mitur
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zhvilluar këtë të diel seancën gjyqësore për vlerësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj 31 personave të ndaluar gjatë zhvillimeve të fundit të protestave në kryeqytet. Në seancën e drejtuar në prani të prokurorëve, të pandehurve, mbrojtësve ligjorë, si dhe përfaqësuesve të Avokatit të Popullit e psikologëve për rastet e të miturve, trupi gjykues vendosi lirimin e menjëhershëm nga qelia të të gjithë të ndaluarve, duke caktuar masa sigurimi pa karakter burgosës. Për pjesën më të madhe të të rriturve të hetuar për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë”, “shkatërrimit të pronës” apo “vjedhjes”, gjykata caktoi masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”....
Burimi:
javanews.al