“Jeni vend me të kaluar të dhunshme!” CNN vë në siklet Vuçiçin për luftërat e Serbisë dhe Mlladiçin
Para mbështetësve të tij, në fjalimin e dorëheqjes, Aleksandër Vuçiç e portretizoi veten si dikush që kishte transformuar fytyrën e Serbisë, por para gazetarit të CNN, Fareed Zakaria, e pati të vështirë të mohonte realitetin e udhëheqjes së tij… Në intervistën e zhvilluar pak para largimit të Vuçiçit nga detyra, Zakaria e vuri përballë përgjegjësisë 56-vjeçarin lidhur me funeralin shtetëror që Serbia i rezervoi Ratko Mlladiçit, që, siç kujtoi gazetari i CNN, ishte një kriminel lufte i dënuar për masakrën e Srebrenicës. Ai përmendi si të rëndë faktin që djali i Vuçiçit kishte marrë pjesë në varrim. Përballë pyetjes nëse kjo sinjalizon pranim dhe mbështetje për Mlladiçin, Vuçiç u shpreh: “Nuk është e lehtë ta shpjegoj këtë për një ose dy minuta, por do të...
Burimi:
javanews.al