‘Jeni të pacipë për 2.500 eurot e Ramës’/ Të rinjtë përballen me policinë në Korçë: Po bëni terror

‘Jeni të pacipë për 2.500 eurot e Ramës’/ Të rinjtë përballen me policinë në Korçë: Po bëni terror

Të rinjtë në Korçë janë përballur me policinë para gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, duke u bërë thirrje edhe gjimnazistëve të tjerë t’u bashkohen protestës. “Hiqni kapelet, jeni të pacipë për 2.500 eurot e Ramës”, u drejtohen ata efektivëve, ndërsa i akuzojnë se po bëjnë terror.  “I mbani mirë fëmijët tuaj, po këta të tjerët ku do shkojnë?”, dëgjohet të thotë një prej të rinjve, duke kundërshtuar praninë e policisë.