“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

“Jemi të vendosur për sfidat”- Ministri Hoxha në Bundestag: Mbyllja e negociatave deri në fund të 2027-ës është ambicioze, por e arritshme!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman. Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës së reformave dhe zhvillimit. “Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në udhërrëfyesin e Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të...