“Jemi të gatshëm për kompromis”- Zelensky paralajmëron: Nuk do jemi vetëm ne që do bëjmë lëshime!

“Jemi të gatshëm për kompromis”- Zelensky paralajmëron: Nuk do jemi vetëm ne që do bëjmë lëshime!

Volodymyr Zelensky rikthen në vëmendje nevojën për forcimin e mbrojtjes ukrainase, ndërsa në planin diplomatik po merr formë hipoteza e një procesi negociues trepalësh. Në një intervistë telefonike me një grup mediash ndërkombëtare, ku mori pjesë edhe “La Stampa”, presidenti ukrainas trajtoi çështjet kryesore të luftës. Nga marrëdhëniet me Uashingtonin te një samit i mundshëm trepalësh me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, roli i Europës dhe kërcënimi për një mobilizim të ri rus. Mesazhi i Zelenskyt është i qartë: “Kievi është i gatshëm për kompromis, por nuk ka ndërmend të jetë pala e vetme që bën lëshime. Nuk mund të jetë gjithmonë Ukraina ajo që lëshon: ne kemi bërë tashmë shumë kompromise”, theksoi ai. Një nga temat e para të trajtuara ishte Mykhailo Fedorov, ish-ministër...