No Image Available

JEMI GATI PER FITORE/ KASO: DEMOKRATET KANE VUAJTUR

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, u shpreh se demokratët duan të fitojnë dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar, duke nisur nga gara për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, PD-ja është gati për të zgjedhur kandidatin më të pëlqyer dhe që do të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve opozitarë, përfshirë faktorët e protestës. “Ka propozime, vetëpropozime deri tani, ç’ka tregon një farë entuziazmi dhe pritshmërie për të fituar, por duhet edhe të kemi edhe realizmin për të kuptuar të gjithë faktorët e përfshirë. Sa më shumë kandidatura të ketë në kampin opozitar, aq më shumë ulen edhe shanset për fitore nëqoftëse nuk do të ketë dakordësi për të mbështetur një kandidaturë që gëzon popullaritetin më të madh ose mbështetjen më të madhe...