Jemen, shkon në 80 numri i të vdekurve nga përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve huthi

Jemen, shkon në 80 numri i të vdekurve nga përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve huthi

Më shumë se 80 luftëtarë janë vrarë në Jemen që nga e enjtja në përleshjet midis forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi , thanë burime nga të dy kampet të premten. Përleshje të dhunshme shpërthyen dje pas një sulmi tokësor të nisur nga Huthitët pro-iranianë, gjatë të cilit u qëlluan edhe raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë), në bregdetin e Detit të Kuq dhe në rajonin Taiz. Një burim ushtarak akuzoi më pas rebelët se donin të pushtonin zonat e vendosura në ngushticën Bab al-Mandab , një rrugë strategjike detare që përdoret për të lidhur Azinë dhe Evropën nëpërmjet Kanalit të Suezit . Një burim ushtarak në rajonin e Detit të Kuq dhe një i dytë në rajonin e Taizit, më thellë në brendësi të...