Jean-Paul Sartre, filozofi që refuzoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1964

Jean-Paul Sartre, filozofi që refuzoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1964

Filozofi dhe shkrimtari francez Jean-Paul Sartre hyri në historinë e letërsisë si personi i parë që refuzoi vullnetarisht Çmimin Nobel, pasi u shpall fitues i Nobelit për Letërsi në vitin 1964. Më 22 tetor 1964, Akademia Suedeze njoftoi se çmimi i takonte Sartre-it, duke vlerësuar veprën e tij të pasur me ide, të mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin e së vërtetës, si dhe ndikimin e saj të gjerë në kohën moderne. Megjithatë, shkrimtari francez kishte bërë përpjekje që më herët të shmangte përzgjedhjen e tij. Pasi kishte lexuar në shtyp se emri i tij po shqyrtohej për çmimin, ai i dërgoi një letër Akademisë Suedeze, duke kërkuar që të mos përzgjidhej. Letra mbërriti pasi juria kishte marrë vendimin përfundimtar. Akademia Suedeze bëri të...