Javier Bardem do të nderohet me çmimin për arritje jetësore në Festivalin e Filmit në Romë
14 September, 2026 - 22:58 Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë, një prej ngjarjeve të rëndësishme kinematografike në Itali. Çmimi do t’i dorëzohet nga regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino. Festivali do të zhvillohet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa Bardem do të prezantojë edhe filmin “The Beloved”, me regji të Rodrigo Sorogoyen. Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, sjell historinë e regjisorit Esteban Martinez, të interpretuar nga Bardem, i cili pas shumë vitesh ribashkohet me vajzën e tij, një aktore në ngritje. Bardem ka qenë së fundmi i pranishëm edhe në Festivalin e Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin “Bunker” të Florian Zeller....
Burimi:
kultplus.com